Flash

Video/ Napoli masakron Bayern Mynih: vazhdon mallkimi i Nagelsmann

Lapsi.al 31 July 2021
Video/ Napoli masakron Bayern Mynih: vazhdon mallkimi i Nagelsmann

Vazhdon mallkimi i Nagelsmann, me teknikun e ri të Bayern Mynih që ende nuk ka fituar asnjë ndeshje në pankinën bavareze. "Faji" i eksperimenteve të tij, por mbi të gjitha, këtë herë, meritë e një Napoli të rregullt dhe kompakt. Në fund, jo thjesht një humbje, por një 3-0 që e ka lënë pa fjalë teknikun që zëvendësoi Flick dhe që ka misionin të rikthejë skuadrën në elitën europiane.

Mungesat relativisht kanë patur peshën e tyre dhe problemet i kanë patur të dyja skuadrat, edhe pse me shumë mundësi më të rëndësishme kanë qenë ato të italianëve. Ajo që duhet vlerësuar në një ndeshje miqësore në korrik është natyrisht organizimi i skuadrës dhe Spalletti, në këtë aspekt, dëshmon të jetë superior ndaj kolegut gjerman.

Rezultati (një 3-0 tronditëse), por mbi të gjitha performanca dhe dygolëshi i shkëlqyer i Osimhen e lejojnë grupin të përmirësojë vetëvlerësimin dhe të vazhdojë udhëtimin drejt një kampionati që është vetëm tre javë larg.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI