Flash

Mister e ardhmja e Harry Kane, futbollisti nuk paraqitet në stërvitjet e Tottenhamit

Lapsi.al 2 August 2021
Mister e ardhmja e Harry Kane, futbollisti nuk paraqitet në stërvitjet

Harry Kane nuk është paraqitur në qendrën stërvitore të Tottenhamit për stervitjet parasezonale, në një kohë thashethemesh për të ardhmen e tij në klubin londinez. Sulmuesi anglez duhej të paraqitej në qendrën Hotspur Way të hënën në mëngjes, pas pushimit veror, por ai mungoi, raporton Gazeta Express.

Në maj ishte raportuar nga mediat angleze se Kane e kishte njoftuar Tottenhamin se dëshiron të largohet gjatë kësaj vere, me Manchester City dhe Chelsean që kanë shfaqur interesim për të.

Në fund të korrikut, Manchester City e bëri një ofertë prej 116 milionë eurove për kapitenin e Kombëtares së Anglisë.

Kane vlerësohet rreth 140 milionë euro dhe Tottenhami dëshiron ta mbajë në ekip, megjithëse 28-vjeçari beson se e ka një marrëveshje zotërinjsh me shefin e klubit Daniel Levy për t’u larguar këtë verë.

 

Të këshilluara

Sa vlejnë medaljet olimpike?

Olimpistët që marrin pjesë në Tokio 2020 po konkurrojnë për një shans për të shkruar një faqe në librat e historisë dhe shpresojnë të sjellin në shtëpi një meda...

11:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI