Flash

Studimi/ 35 milionë qytetarë të BE-së nuk kanë para për të bërë pushime

Lapsi.al 2 August 2021
Studimi/ 35 milionë qytetarë të BE-së nuk kanë para

Konfederata e Sindikatave Evropiane tha se shumica e familjeve me të ardhura të ulëta në Bashkimin Evropian nuk do të mund të përballojnë shpenzimet e një pushimi veror këtë vit (2021).

Organizata, e cila përfaqëson 45 milionë anëtarë në 38 vende evropiane, tha se midis 35 milionë qytetarëve të BE-së që nuk kanë para të mjaftueshme për pushim janë shumë punëtorë me paga të ulëta.

Organizata ka përdorur të dhënat nga Eurostatit, agjencisë së statistikave të BE -së.

“Të dhënat tregojnë se rritja ekonomike në Evropë gjatë dekadave të fundit nuk ka sjellur përfitime në mënyrë të drejtë”, tha zëvendëssekretarja e përgjithshme e konfederatës Esther Lynch.

Sipas studimit, 28 për qind e banorëve që jetojnë në bllokun me rreth 450 milionë njerëz nuk posedojnë mjete financiare për të shijuar një pushim njëjavor jashtë shtëpisë.

Situata më e keqe është në Greqi, ku 88.9% e njerëzve që jetojnë në varfëri nuk mund të përballojnë pushimet, e pasuar nga Rumania (86.8%), Kroacia (84.7%), Qipro (79.2%) dhe Sllovakia (76.1%).

Organizata tha se shumë persona nga kjo kategori e njerëzve janë të papunë ose në pension, por gjithashtu shifra përfshin miliona punëtorë me paga të ulëta.

“Pagat minimale paraqesin rrezik të varfërisë në të paktën 16 shtete anëtare të BE -së”, tha sindikata, duke shtuar se përgjatë një dekade hendeku mes atyre që kanë para për pushim dhe atyre që nuk kanë u rrit në 16 vende të BE-së.

Konfederata e Sindikatave Evropiane tha se është duke punuar me ligjvënësit evropianë për të vendosur një “prag në ligjin e BE-së” që do të stabilizonte pragun e pagës minimale. Kjo masë ligjore do të ndihmonte në rritjen e pagës për mbi 24 milionë njerë. /REL

Të këshilluara

BE-ja ndihmon Turqinë në luftën me zjarret

Bashkimi Evropian ka nisur ndihmë për Turqinë të hënën, derisa edhe vullnetarë u janë bashkuar zjarrfikësve për t’u përballur me zjarret pyjore, që kanë lën...

13:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI