Flash

Neymar me bark, i fut tmerrin tifozëve të PSG/ Krahasimi me Mesin dhe Ronaldon

Lapsi.al 3 August 2021
Neymar me bark, i fut tmerrin tifozëve të PSG/ Krahasimi me Mesin dhe

Sulmuesi i Parisit Neymar i cili nuk ishte në Izrael në finalen e turneut të kampioneve që PSG e humbi kundrejt Lille është vënë në qendër të polemikave për formën e tij të keqe fizike. Mediat rozë dhe ato sportive kanë botuar foto të brazilianit ku duken lehtësisht gjurmët e një jetë të shthurur.

Madje shumëkush i ka krahasuar fotot e tij me ato të dy futbollistëve më të mëdhenj të dekadës së fundit Mesit dhe Ronaldos.

Ylli i Barcelonës, 34-vjeç, i cili ka nënshkruar marrëveshjen e re 5 vjeare me klubin, pasi kontrata i mbaroi më 30 qershor, duket të jetë në formë të shkëlqyer fizike. Ai postoi video dhe fotografi duke stërvitur edhe gjatë pushimit veror.

Po ashtu edhe Ronaldo që me sa duket nuk do të largohet nga Juventusi ka postuar foto nga fillimi i stërvitjes madje edhe në plazh duket më fit sesa kurrë.

Paletta e secchiello, ecco Ronaldo in spiaggia con la famiglia - Tgcom24

Neymari, ndërkohë, është duke pushuar në Ibiza. Braziliani është parë në gjendje të padëshirueshme fizike me peshë të shtuar në bark.

Kjo i ka tmerruar tifozët e Paris Saint-Germainit, të cilët nuk e kanë parë yllin e skuadrës së tyre në gjendje të tillë më parë.

Shumë tifozë në rrjetet sociale kanë bërë krahasime mes Messit, 34-vjeç,  Ronaldos dhe Neymarit, 29-vjeç, për gjendjen e tyre fizike para fillimit të sezonit të kah mesi i këtij muaji.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI