Flash

Turqia kritikon Greqinë për gjuhën provokuese: Jemi në luftë me zjarret

Lapsi.al 3 August 2021
Turqia kritikon Greqinë për gjuhën provokuese: Jemi në

Turqia ka akuzuar Greqinë për përdorimin e gjuhës provokuese dhe kërcënimin me sanksione në një kohë kur vendi po lufton me zjarret shkatërruese.

“Ne kemi një fqinj që vazhdon një gjuhë kërcënimesh dhe sanksionesh ndërsa ne po luftojmë ndaj katastrofës së zjarrit. Kjo nuk përputhet me marrëdhëniet tona dypalëshe të fqinjësisë, aleancën tonë dhe anëtarësimin në NATO”, tha ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar në një konferencë mesditën e sotme.

Turqia ndodhet në luftë me flakët prej javës së kaluar. Zjarri është përhapur në shumë zona duke djegur pyjet në zonat turistike më të çmuara të vendit.

Greqia dhe Turqia kanë pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme për shelfin kontinental në Mesdheun Lindor dhe detin Egje. Të dy vendet rifilluan bisedimet në fillim të vitit 2021, por deri më tani nuk ka pasur asnjë rezultat nga ky proces.

Të këshilluara

BE-ja ndihmon Turqinë në luftën me zjarret

Bashkimi Evropian ka nisur ndihmë për Turqinë të hënën, derisa edhe vullnetarë u janë bashkuar zjarrfikësve për t’u përballur me zjarret pyjore, që kanë lën...

13:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI