Flash

Erdogan: Zjarret në pyje kërcënim global si pandemia

Lapsi.al 5 August 2021
Erdogan: Zjarret në pyje kërcënim global si pandemia

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan i ka konsideruar zjarret në pyje një kërcënim global ashtu si pandemia e COVID. Erdogan deklaroi se e gjithë bota po përballet me këtë sfidë, duke e krahasuar atë me një “kërcënim terrorist”.

Ai u shpreh se në tetë ditët e fundit në Turqi kanë shpërthyer 187 zjarre, 15 prej të cilëve vijojnë te jenë aktive.

“Rreth 51 helikopterë dhe 20 aeroplanë janë angazhuar në operacionet për shuarjen e flakëve. Personeli i inteligjencës turke dhe policisë po heton në lidhje me shkaqet.

Presidenti Azerbajxhan më ka thënë se vendi i tij do të dërgojë një aeroplan tjetër në Turqi për të mbështetur betejën e saj të vazhdueshme kundër zjarreve pyjorë në provincat e saj jugore”, u shpreh ai.

Vaksinimi kundër COVID-19

Ndalur tek pandemia, Erdogan u shpreh se Turqia synon të marrë autorizim për përdorim urgjent të vaksinës së saj  Turkovac COVID-19 sa më shpejt të jetë e mundur për të shtuar përdorimin e saj të përhapur në vend.

Ai tha gjithashtu se ekonomia turke do të ketë rritje prej 7% këtë vit dhe inflacioni dhe normat e interesit do të ulen në periudhën e ardhshme.

 

 

Të këshilluara

NATO dënon sulmin ndaj cisternës izraelite

Aleanca e NATO-s dënoi të martën (3 gusht) sulmin vdekjeprurës të javës së kaluar ndaj një cisterne të operuar nga Izraeli në Gjirin e Omanit. NATO-ja i bëri...

13:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI