Flash

Anxhela Martini "tradhëton" burrin/ Ai bie në prangat e policisë greke

Lapsi.al 10 August 2021
Anxhela Martini "tradhëton" burrin/ Ai bie në prangat e

francezët nuk thonë kot: "Cherchez la Femme". Burrit rumun të modeles shqiptare Anxhela Martini, Dragos Savulescu i janë vënë prangat nga policia greke dhe "faji" për këtë po i vihet bashkëshortes së tij. Sipas portalit rumun G4Media.ro arrestimi në Mikonos i milionerit që kërkohej për abuzime me fondet publike në vendin e tij, u bë pasi policia pikasi fotot që Anxhela Martini kishte hedhur në instagram nga pushimet në Mykonos. 

Filimisht lajmi është bërë i ditur nga Protothema, e cila në një artikull të publikuar sot ka shkruar mbi arrestimin e dy personave të cilët bënin një jetë luksoze në Mykonos duke shpenzuar shifra marramendëse në restorante dhe jahte.

Savulescu është dënuar me 5.5 vjet burg për përfshirjen e tij në një skandal të madh ekonomik në Rumani dhe përfshin përvetësimin e parave publike.

Lexo me tej:

Intervista e plotë/ Angela Martini “zhvishet” për Haute Living

Dragoș Savulescu, i cili në fillim të vitit 2019 u arrestua dhe u dënua me 5.5 vjet burg për përvetësim, së bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea, ish-president i Dinamos dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.

Pas vendimit të autoriteteve gjyqësore, ai u arratis në Napoli, për t’u arrestuar përfundimisht ditën e djeshme në Mykonos nga Rojet Bregdetare, të cilët së bashku me zyrtarët e policisë së Mykonos organizuan një operacion të madh për arrestimin e tij.

Urdhri i arrestit për Savulescu u lëshua nga Interpoli me kërkesë të autoriteteve rumune për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe për mashtrim kundër shtetit.

Mediat rumune njoftojnë se falë piruretave, pas largimit në Itali ai i ishte nënshtruar një procesi gjyqësor në Napoli falë të cilit e kishte shndërruar dënimin e tij në një dënim me kusht. Për këtë arsye Dragos Savulescu, mund të lëvizte i lirë në tokën italiane por ndaj tij vihej në punë dosja e interpolit nëse ai dilte jashtë kufijve të këtij shteti.

Me sa duket për ti bërë qefin gruas së tij të bukur, ai ka zgjedhur të riskojë duke kaluar disa ditë pushimi në Mykonos gjë që ka rezultuar fatale për të. Portali rumun G4Media.ro ka publikuar edhe foton që mendohet se është bërë shkak për pikasjen nga policia ku bashkeshorti i Martinit që pozon në plan të parë duket në sfond.

Historia e Dragos Savulescu dhe Anxhela Martinit ka qenë shumë e ndjekur në mediat shqiptare. Që nga dasma e tyre ne Los Anxhelos dhe deri tek ditlindjet faraonike që burri i organizonte dhe modelja shqiptare i postonte në rrjetet sociale.

A të është arrestuar ndonjëherë burri?'/ Angela Martini i del për zot: Sa të jem gjallë unë…kurrë! – Dosja AL

Burri i rrezikon 5 vite burg, Angela Martini gjen mundësi të reja për të fituar para | BoldNews.al

Angela Martini: U martova papritur, dëshirë e momentit

Po me sa duket ka qene kjo mani për të afishuar jetën luksoze pa droje që këtë herë ka rezultuar fatale. Sepse sipas mediave rumune Dragos Savulescu, këtë herë është prangosur për faj të instagramit të bashkëshortes së tij.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI