Flash

Vetitë fantastike të rrushit pas ekspozimit në diell

Lapsi.al 11 August 2021
Vetitë fantastike të rrushit pas ekspozimit në diell

Përveç një nga frutat primare, rrushi shërben edhe për përdorim të jashtëm, pasi ka shumëllojshmëri efektesh të dobishme. Në disa vende evropiane rrënjët e tij janë përdorur për të kuruar sëmundje të ndryshme të lëkurës si dhe çrregullimet në sy. Gjithashtu, rrënjët e tij kanë shërbyer si parandaluese në rastet e hemorragjisë së jashtme, por edhe për të lehtësuar dhimbjen lokale nga djegiet.

Sot, rrushi dhe farat e tij përdoren gjerësisht në shumë trajtime antiplakje, kujdesi ndaj fytyrës, trupi dhe flokësh. Në shumë Spa madje ofrohen trajtime të shumëllojshme më rrush për fytyrën dhe trupin. Ja disa nga përdorimet e tij:

Pastrim fytyre

Lëngu i rrushit është një nga pastruesit më të mirë që mund të përdoren për fytyrën. Pastroheni rrushin dhe me tulin bëni një masazh të lehtë në fytyrë. Më pas shpëlani me ujë të vakur, të rrjedhshëm.

Për fytyrën, pas ekspozimit në diell

1 filxhan kokrra rrushi

1 lugë mjaltë

1 e verdhë veze

Pasi të shtypni rrushin, përziejeni me mjaltin dhe me të verdhën e vezës. Vendoseni këtë maskë në fytyrë të pastër për 15 minuta. Më pas shpëlai me ujë të vakët.

Për rrudhat

Në pjesët e fytyrës që janë shfaqur rrudhat, vetëm me tulin e rrushit masazhoni dhe lereni për 20 minuta. Më pas shpëlani me ujë të vakur. Përsëriteni këtë procedurë sa më shpesh të keni mundësi, duke mos harruar të pini shumë ujë gjatë ditës, të hani shumë fruta dhe perime dhe të flini të paktën 8 orë në ditë.

Fytyra do të rigjallërohet.

Të këshilluara

Bebe Rexha zbulon 25 gjëra për veten e saj

Këngëtarja Bebe Rexha së fundmi  është bërë pjesë e rubrikës së “Us Weekly” dhe ka treguar për fansat 25 gjëra veten e saj. 1.Jam fanse e muzikës klasike. Ja...

11:12

Përse IKEA është aq e suksesshme

IKEA është një kompani që ka për bazë mobiljet dhe aksesorët e shtëpisë mjaft praktike, të dizajnuara mirë dhe të përballueshme për të gjithë konsumatorët, por ...

13:09

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI