Flash

Greqi/ Qindra banorë mbeten pa strehë prej zjarrit në Evia

Lapsi.al 12 August 2021
Greqi/ Qindra banorë mbeten pa strehë prej zjarrit në Evia

Banorët në Evia-n Veriore janë duke u kthyer gradualisht nëpër banesa për të parë edhe sasinë  e dëmit që është bërë. Pamjet e transmetuara nga media tregojnë shtëpi të shkrumbuara ndërsa raportohet se qindra banorë kanë mbetur pa çati.

“Kaluam një kohë shumë të vështirë. Ikëm natën. Zjarri dogji disa shtëpi. 20 shtëpi janë djegur plotësisht. Ne u kthyem për të mbledhur copat. Ende po përpiqemi të qetësohemi, nuk mendoj se do të qetësohemi ndonjëherë plotësisht,” tha një banor i Kokkinomilia për MEGA.

Një fotografi e publikuar nga shërbimi satelitor Copernicus ditën e djeshme tregon pasojat që ka lënë zjarri në Evia.

Sistemi evropian i regjistrimit satelitor EFFIS përcakton zonën e djegur në Evia-n Veriore në 507,950 hektarë , ndërsa vlerëson se mund të arrijë në 700,000. Ky është shkatërrimi më i madh i të gjitha kohërave i regjistruar në Greqi nga një zjarr i vetëm.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI