Flash

"Shqipo mendjefikur", "mallkues pa din e pa iman", "llum njerëzor"/ Rama kthen në sherr dhe ardhjen e afganëve

Lapsi.al 15 August 2021
"Shqipo mendjefikur", "mallkues pa din e pa iman",

Edi Rama nuk rri dot pa i hedhur benzinë zjarrit. Në tekstin e tij për pranimin e qytetarëve afganë që punuan për SHBA dhe që sot ndihen të kërcënuar nga marrja e pushtetit të talebanëve në vendin e tyre, ai ka vërshuar me një lumë sharjesh, ofendimesh akuzash për këdo që ka shprehur në rrjetet sociale një lloj dyshimi apo mos miratimi të këtij akti.

Ndonëse askush nga faktorët relevant të shoqërisë nuk ka shprehur kundërshti ndaj këtij akti, ndonëse opozita pro amerikane deri në qesharakëzim (madje edhe kur i përdhunojnë liderin e saj historik) e ka mbështetur nismën e qeverisë pa ngritur asnjë pikpyetje, Rama sërish ka dashur të zbulojë armiq.

Po të lexosh tekstin e tij ku pranon publikisht se Shqipëria do i thotë po hallit që kanë amerikanët për të mos lënë në baltë ata që i shërbyen në Afaganistan (natyrisht pa i evakuuar direkt për në SHBA), atje nuk ka asgjë prej një burri shteti që ndërmerr një akt solem dhe dinjitoz. Aty mbizotërojnë tonet e një halabaku për të ofenduar dhe përçmuar çdokënq që nuk i bindet vullnetit të tij.

Gati 40 përqind e këtij teksti të rëndësishëm dominohet nga tonet armiqësore për "shqipot mendjefikur", për "mallkuesit pa din e pa iman" të Facebookut, për "llumin njerëzor me shqipe bazike dhe me 100 fajlë fjalor të shkruara për ibret".

Pothuajse të gjithë paragrafët janë mbushur me këtë armiqësi kundër këtyre armiqve me "kafshim të helmatisur", "të verbër" me "patriotizëm si të talebanëve" , të cilëtë tjetrin e konsiderojnë si një kundërshtar që duhet "sakatuar e poshtëruar".

Kur lexon këtë tekst makabër drithërohesh.

Pse kaq shumë mllef i panevojshëm për këtë temë që ka ngjalluar fare pak polemikë? Pse kaq shumë vrer për një çështje realizimi i së cilës praktikisht nuk has në asnjë pengesë?

Mos vallë Rama ëndërron një shtet totalitar ku asnjeri mos të jetë kundër idesë së tij as në Facebook?

Në këtë rast krijimi i konfliktit nuk përdoret vetëm në të mirë të starategjisë të rëndomtë të autokratëve për të mbretëruar përmes tij. Këtë radhë ai ka dhe një qëllim tjetër. Të japë përshtypjen se pavarësisht vështirësive (që në fakt nuk ekzistojnë), Rama është njeriu që i del përzot amerikanëve në këtë vend. Pra ai i vë zjarrin një sherri fallco me disa komentues të mërzitur Facebooku, për tu paraqitur sikur është në anën e mirë të historisë. Dhe kjo tendencë për tu shitur si më pro amerikani mes pro amerikanëve duket edhe në paragrafe të tjera. E para kur Rama pohon se ka qenë ai që e ka ngritur i pari problemin e afganëve të rrezikuar nga talebanët në NATO. E dyta kur pa ia kërkuar njeri, ai i jep mend edhe qeverisë së Kosovës se ç'duhet të bëjë nëse SHBA i kërkon të njëjtën gjë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI