Flash

Albertosi kujton Muller e ndeshjen e shekullit: "Pa atë nuk do të kishte Itali-Gjermani 4-3"

Lapsi.al 16 August 2021
Albertosi kujton Muller e ndeshjen e shekullit: "Pa atë nuk do të

Ndarja nga jeta e Gerd Muller i ka prekur thellë të gjithë, madje edhe rivalët e dikurshëm si Enrico Albertosi: "Më erdhi shumë keq kur e mësova". Ish-portieri i kombëtares së Italisë ishte titullar në ndeshjen e famshme Itali-Gjermani në Kupën e Botës 1970, që më pas u quajt Ndeshja e Shekullit, kur goleadori gjerman tronditi italianët që në fund triumfuan falë Riveras: "Një gjë është e sigurt, pa të ajo ndeshje nuk do të kishte qenë aq e bukur".

"Një bishë. Në zonë nuk të falte, nuk mund të bëje as gabimin më të vogël. Ai ishte gjithmonë aty, gati për të shënuar. Ai nuk ishte aq i gjatë, por në zonë ai ishte i pakapërcyeshëm", kujton Albertosi duke folur për Muller në La Gazzetta dello Sport.

Natyrisht në memorje mbetet gjithnjë Itali-Gjermani e 1970: "Atë mbrëmje më vuri vërtet në vështirësi. Kishim udhëhequr gjithë ndeshjen, pastaj Schnellinger na çoi në kohën shtesë dhe Muller me dygolëshin e tij na bëri të frikësohemi për më të keqen. Për fat të mirë reaguam dhe me Riveran, në fund, i mundëm".

Të këshilluara

Sa vlejnë medaljet olimpike?

Olimpistët që marrin pjesë në Tokio 2020 po konkurrojnë për një shans për të shkruar një faqe në librat e historisë dhe shpresojnë të sjellin në shtëpi një meda...

11:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI