Flash

Roma, e mbyll me 40 milionë për Abraham: vizitat mjeksore e firma, pastaj kthimi në Angli

Lapsi.al 16 August 2021
Roma, e mbyll me 40 milionë për Abraham: vizitat mjeksore e firma,

Roma më në fund përqafon Tammy Abraham. Sulmuesi anglez zbarkoi në aeroportin Ciampino në orar (në 13 siç ishte njoftuar) së bashku me Tiago Pinton dhe menjëherë u drejtua për në Villa Stuart për ekzaminimet e zakonshme mjekësore. Në përfundim të tyre, ai u drejtua në Trigoria për të nënshkruar kontratën e re. Për londinezin, një pritje e ngrohtë nga tifozët verdhekuq të pranishëm në aeroportin kryeqytetas. Goditja e merkatos e kërkuar nga José Mourinho, pas largimit të Edin Dzeko, është bërë kështu një realitet. Sulmuesi ka lënë Chelsea për 40 milionë euro, të cilave do t’i shtohen bonuset.

Qendërsulmuesi anglez ka kërkuar dhe marrë 5 milionë euro neto pagesë dhe klubi anglez do të ketë një të drejtë riblerjeje prej 80 milionë eurosh e cila do të hyjë në fuqi jo më herët se qershori 2023.

Abraham nuk iu nënshtrua karantinës sepse mbërriti në Itali për arsye pune dhe do të kthehet në Angli brenda 120 orëve. Në Londër ai do të përfundojë procedurat e fundit burokratike dhe të aplikojë për vizë si një qytetar jo-BE para se të kthehet në Romë dhe t'i nënshtrohet, në atë rast, karantinës 5-ditore që do ta detyrojë të mungojë në sfidat me Trabzonspor dhe Fiorentinën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI