Flash

Video/ “Më i mirë se 5 vjet më parë”: Ancelotti 'i verbër' për Benzema

Lapsi.al 16 August 2021
Video/ “Më i mirë se 5 vjet më parë”: Ancelotti

Dy gola në debutimin me fitore 1-4 në transfertën me Deportivo Alaves ka mjaftuar që Karim Benzema të ekzaltojë teknikun Carlo Ancelotti, të rikthyer në Madrid për një aventurë të dytë. "Benzema ka finalizimin, aftësinë për të lexuar lojën mirë. Ai shkëputet nga linja, lëviz, ndihmon në zotërimin e topit. Ta quaj atë vetëm një sulmues më duket pak. Ai është një futbollist i plotë, me një personalitet të madh. Nëse do të më duhej ta krahasoja atë me Karimin që kisha pesë vjet më parë, ai është një lojtar shumë më i kompletuar dhe me shumë më tepër personalitet". Me këto elozhe Carlo Ancelotti lartëson sulmuesin francez pas fitores së tij të parë, 4-1 në Alaves, në përvojën e tij të dytë me Real Madrid.

Sulmuesi francez hapi serinë e golave në minutën e 48, duke shfrytëzuar një asist të Hazard. Për golin e dytë personal, e të tretin për merengues në këtë ndeshje, Benzema bëri gjithcka vetë në minutën e 62, përpara se Vinicius të stabilizonte diferencën e tre golave në shtesë, duke iu përgjigjur penalltisë së Joselu në minutën e 65.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI