Flash

Ancelotti i pret rrugën e kthimit Ronaldos: "Nuk e kam kërkuar kurrë"

Lapsi.al 17 August 2021
Ancelotti i pret rrugën e kthimit Ronaldos: "Nuk e kam kërkuar

E ardhmja e Cristiano Ronaldos është akoma e paqartë, pavarësisht sigurisë së dhënë nga Juventus se portugezi do të veshë fanellën bardhezi edhe këtë sezon. Mbi CR7 janë fokusuar jo vetëm PSG e Manchester City, por edhe Real Madrid, edhe pse zhurmës së bërë nga transmetimi i El Chiringuitos është shuar nga ndërhyrja e menjëhershme e Carlo Ancelottit. Sipas emisionit spanjoll tekniku i ri i merengues e kërkonte me insistim portugezin te Real Madrid, por nga profili zyrtar vetë Ancelotti ka mohuar gjithcka: "Cristiano është një legjendë e Real Madrid e ka gjithë vlerësimin e respektin tim, por nuk kam menduar kurrë ta rikthej në Madrid".

Ai që zbuloi thashethemet e fundit të merkatos ishte Edu Aguirre, një mik i vjetër i Cristianos i cili tha: "Flasim për të ardhmen e afërt, jo për qershorin e vitit 2022. Ekziston mundësia që gjithçka të ndodhë para 1 shtatorit. Ka telefonata të vazhdueshme dhe mendoj se është një marrëveshje e mundshme. Carlo Ancelotti dëshiron të marrë Cristiano Ronaldon përsëri në Madrid, është e gjitha e vërtetë. Ai këmbëngul në një kthim të bujshëm të Ronaldos te Real. Marrëdhënia mes të dyve është shumë e mirë".

Nëse për momentin pista spanjolle është rrëzuar, mbeten aktive ato që e cojnë në Ligue 1 e Premier League. Gjithësesi, më e vështirë duket mbërritja e CR7 te City i Guardiolas, ndërsa PSG nuk lëviz pa qartësuar cështjen Mbappe. Kështu, destinacioni i ardhshëm i CR7 nuk është akoma i sigurtë, por shumë të dhëna e japin larg Torinos.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI