Flash

“Me Messin do të vazhdojnë të mos fitojnë”: analiza e Henry shkon kundër rrymës

Lapsi.al 17 August 2021
“Me Messin do të vazhdojnë të mos fitojnë”:

Goditja e madhe e merkatos e Paris Saint-Germain, me nënshkrimin e Lionel Messit, nuk e bind aspak Thierry Henry. Ish-ylli francez ka folur me Dimanche Soir Foot, në Amazon Prime, siç raportohet nga Daily Mail duke shpjeguar se, sipas tij, ardhja e gjashtë herë Topit të Artë nuk është përgjigja për problemet që ekipi parisien kishte shfaqur gjatë sezoneve të fundit.

"Ekuilibri është gjëja më e rëndësishme. Në një moment, ne gjithmonë flasim për lojtarë të mëdhenj, sulmues, lojtarë që ecin përpara, por gjithmonë është i nevojshëm ekuilibri," tha Henry duke iu referuar nevojës për të pasur, përveç një sulmi atomik, edhe një mbrojtje të fortë. "Barcelona ime ishte yjore përpara, por njerëzit harrojnë të vënë në dukje se ne nuk pësonim kurrë gola”.

Për të përforcuar idenë e tij, ish-sulmuesi i Arsenal e Barcelonës vazhdoi shpjegimin: "Në përgjithësi, skuadrat që nuk pësojnë shumë gola nuk rrinë kurrë larg titullit, madje edhe për të fituar Ligën e Kampionëve. Kur ke lojtarë fantastikë, natyrisht, bëhet pak më e lehtë, por kur e shoh se si po evoluon Paris Saint-Germain në këtë moment, pfff ... ata pësojnë shumë gola për shijet e mia, për të qenë në gjendje të shkojnë përtej".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI