Flash

Përkeqësohet gjendja e Kosta Grillos: duhet trajtim me qeliza staminale, familja kërkon ndihmë

Lapsi.al 17 August 2021
Përkeqësohet gjendja e Kosta Grillos: duhet trajtim me qeliza

Situata shëndetësore e komentatorit të njohur Kosta Grillo është rënduar edhe më shumë, pavarësisht se tashmë prej 5 ditësh ai po kurohet në Turqi për Covid 19. Sipas asaj që mësohet nga burime pranë familjes, mjekët turq kanë sugjeruar trajtimin me qeliza staminale dhe përdorimin e një aparature speciale oksigjeni, por e gjitha kjo përkthehet në faturë financiare të rëndë.

“Familja nuk ka më asnjë mundësi të përballojë shpenzimet marramendëse të spitalit turk" e në këto kushte kërkohet ndihma e cdokujt që mund të japë kontributin e tij për shëndetin e Grillos.

Sipas mundësisë tuaj, jepni një kontribut financiar në këtë llogari:

LEDIA GRILLO KASEM

Raiffeissen Bank

Nr. llogarisë dhe IBAN: AL74202120070000000200014318

Pas kthimit nga Qipro, për ndeshjen mes AEL Limasol e Vllaznisë, Kosta ka shfaqur simptomat e para të virusit dhe është trajtuar në një nga spitalet private në vendin tonë. Për shkak edhe të patologjive të tjera, gjendja e Grillos është përkeqësuar dhe 5 ditë më parë është nisur me charter drejt Turqisë për trajtim më të specializuar, e tani lufton për jetën...

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI