Flash

Video/ E godet me kokë e pastaj me grusht: Marcao rreh shokun e skuadrës, arbitri e kupton vetëm nga VAR

Lapsi.al 17 August 2021
Video/ E godet me kokë e pastaj me grusht: Marcao rreh shokun e

Në fillim një goditje me kokë, pastaj një grusht në fytyrën e një shoku të skuadrës. Momente çmendurie të vërtetë për Marcaon, mbrojtësin brazilian të Galatasaray, që në minutën e 61 të ndeshjes kundër Giresunspor goditi disa herë Akturkoglu. Pasi u konsultua me VAR, arbitri e largoi nga fusha me karton të kuq dhe tani lojtari do të përballet me një pezullim të gjatë (mes pesë dhe dhjetë ndeshjeve).

Ky gjest, në fakt, klasifikohet si "agresion", pavarësisht se ishte kundër njërit prej shokëve të tij të skuadrës. Imazhet janë të qarta: grindja që shpërtheu në fushë bëri që mbrojtësi brazilian të përballej fillimisht me shokun e tij të skuadrës kokë më kokë dhe më pas ta godiste me grusht. "Klubi do të bëjë atë që është e nevojshme, në mënyrën e vet. Marcao do t'i kërkojë falje Keremit dhe pjesës tjetër të ekipit për sjelljen e tij," tha trajneri Fatih Terim pas ndeshjes së fituar 2-0 pavarësisht inferioritetit numerik.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI