Flash

F1/ Vrasja e drejtoreshës së Spa, krim pasioni: "Maillet e dashuronte mikeshën time, burri i saj e dinte"

Lapsi.al 18 August 2021
F1/ Vrasja e drejtoreshës së Spa, krim pasioni: "Maillet e
Vdekja e drejtoreshës 51-vjeçare të Spa, Nathalie Maillet, i ka tronditur të gjithë banorët e Belgjikës. Gruaja - e gjetur pa jetë në shtëpinë e saj në Gouvy në orën 12.10 të mëngjesit të 15 gushtit nga policia lokale - u vra nga disa të shtëna me armë zjarri në orët e para të 15 gushtit së bashku me Ann Lawrence Durviaux, një avokate dhe profesore në Universitetin e Liege. Vrau veten më pas bashkëshorti i Maillet, Franz Dubois, ish-pilot e kolaudator. Po hetohet ende mbi dinamikën, por hipoteza më konkrete është se ishte një vrasje e dyfishtë e kryer nga burri, i cili erdhi i dehur në shtëpi dhe u tërbua pasi gjeti dy gratë së bashku. Një dinamikë e mbështetur nga profesoresha e psikologjisë dhe seksualitetit në Universitetin e Brukselit, Sandrine Detandt, si dhe një mikeshë e Durviaux. “NATHALIE E DASHURONTE ANN E PO DIVORCOHEJ NGA AI” — Profesoresha Detandt foli për transmetuesin belg RTBF për një "vrasje lesbofobike" të mundshme, duke thënë se Maillet dhe burri i saj ishin ndarë prej ca kohësh dhe tashmë kishin filluar procedurat e divorcit pas 17 vitesh martesë. "Nathalie i kishte thënë burrit të saj prej kohësh se ishte dashuruar me Ann dhe ai madje e kishte takuar këtë të fundit duke pretenduar se nuk i interesonte fare - zbuloi profesoresha Detandt. Në realitet jemi larg hipotezës së burrit të tradhëtuar që kthehet në shtëpi papritmas, duke gjetur gruan e tij në krahët e një tjetre. Ai thjesht ende e donte gruan e tij dhe nuk mund të duronte që ajo kishte rënë në dashuri me një tjetër". DASHURIA MES DY GRAVE NUK PRANOHEJ NGA KRYESIA — Për Detandt, Maillet dhe Durviaux ishin "dy gra të pushtetshme që u rritën në qarqe përgjithësisht mashkullor, dhe Ann kurrë nuk ma fshehu se ishte lesbike - vazhdoi profesoresha - Një javë më parë isha me të në një restorant dhe më tha se ndoshta kishte humbur shansin për t'u bërë rektore e universitetit të saj edhe për këtë arsye. Për seksologen, nuk ka hipoteza të tjera përveç asaj të krimit të pasionit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI