Flash

Inter, takim pozitiv për rinovimin e Lautaros: baza 6 milionë euro në sezon deri në 2026

Lapsi.al 18 August 2021
Inter, takim pozitiv për rinovimin e Lautaros: baza 6 milionë euro

Pasi humbi Lukakun, i zëvendësuar menjëherë nga Dzeko dhe është në kërkim të një sulmues tjetër, Interi tani duhet të mendojë edhe për sigurimin e Lautaro Martinez. Sirenat nga jashtë kufijve filluan të binin dhe kështu zikaltrit organizuan një takim me menaxherin e sulmuesit argjentinas për të shmangur çdo tundim. Menaxheri i "Toro", Alejandro Camaño, ka biseduar me drejtuesit e kampionëve të Italisë për të diskutuar një rinovim të kontratës, që skadon në qershor 2023, për të cilën është folur prej disa kohësh.

Ndjesitë e para që dolën nga takimi janë thelbësisht pozitive, aq sa marrëveshja mund të mbyllet në disa ditë, ose më së shumti javë, pas mbylljes së merkatos verore. Marrëveshja mund të gjendet në bazë të rreth 6 milionë eurove në sezon, përveç zgjatjes deri në vitin 2026, e kompletuar me rolin e një simboli të Interit pas lamtumirës së Lukakut.

Kërkesa ishte që të rregullohet paga në krahasim me atë të shumicës së lojtarëve kryesorë në Serie A (me përjashtim të Cristiano Ronaldos): para ndryshimit të menaxherit, Lautaro kërkoi të ngjitej në 5 milionë euro në sezon dhe pikërisht nga kjo shifër ka nisur diskutimi, duke gjetur një terren të mesëm mes kërkesës së re prej 7 milionësh dhe ofertës bazë prej 5 milionë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI