Flash

Messi e sekreti i 5 minutave të para të ndeshjes: zbulimin e bën një libër

Lapsi.al 19 August 2021
Messi e sekreti i 5 minutave të para të ndeshjes: zbulimin e bën

Lionel Messi është në qendër të vëmendjes dhe kjo është e kuptueshme. Jehona e lëvizjes së tij të bujshme nga Barcelona te PSG është ende e fortë. Madje, edhe në botimin e një libri është folur për një sjellje të veçantë që karakterizon argjentinasin gjatë ndeshjeve.

Gazetari britanik Simon Kuper, i cili merret me rubrikat sportive në Financial Times dhe bashkëpunon me media të ndryshme ndërkombëtare, kohët e fundit botoi një libër të titulluar "The Barcelona Complex: Lionel Messi and the Creation - and the Deconstruction - of the Greatest Football Club" (Kompleksi i Barcelonës: Lionel Messi dhe Krijimi - e shkatërrimi - i klubit më të madh të futbollit), në të cilën zbulohet një episod kurioz i lidhur me sulmuesin argjentinas. Sipas raportimit të Kuper, Messi gjatë 5 minutave të para të çdo ndeshje ecën nëpër fushë, sheh me vëmendje secilin nga kundërshtarët e tij dhe kontrollon se ku pozicionohen.

Mund të thuhet se ky zakon i veçantë është një fazë përgatitore për zhvillimin e ndeshjes. Pep Guardiola, trajneri i Messit mes viteve 2008 dhe 2012, kishte treguar më parë diçka të ngjashme duke përshkruar Messin: "Pas pesë, dhjetë minutash, ai ka një hartë në sytë dhe trurin e tij, për të ditur saktësisht se ku janë hapësirat".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI