Flash

Arsenal buzëqesh, Chelsea humb Pulisic me Covid: "Isha vaksinuar, jam mirë"

Lapsi.al 21 August 2021
Arsenal buzëqesh, Chelsea humb Pulisic me Covid: "Isha vaksinuar, jam

Probleme për Chelsea në këtë start kampionati. Talenti i Blues, Christian Pulisic rezultoi pozitiv me koronavirus dhe në mënyrë të pashmangshme do të humbasë ndeshjen e Premier League kundër Arsenal.

Fantazisti i kombëtares amerikane, i cili iu bashkua klubit të Abramovic në vitin 2019 për 65 milionë euro, nuk është stërvitur këtë javë dhe trajneri Thomas Tuchel ka konfirmuar se ish-lojtari i Borussia Dortmund (klubi me të cilin ka luajtur që nga viti 2015) është në izolim: "Ai nuk ka ka punuar me ne dhe nuk është në dispozicion për ndeshjen”.

Nga ana e tij, Christian Pulisic, duke i qetësuar të gjithë, ka shkruar në profilin e tij në Instagram: "Për fat të mirë kam përfunduar ciklin e vaksinimit dhe deri më tani nuk kam pasur simptoma". Në fund të izolimit, Pulisic do t'i nënshtrohet tamponit dhe, siç kërkohet, në rast negativiteti ndaj Covid-19, atij do t'i duhet të kalojë ekzaminimet mjekësore rituale të aftësisë për t'u kthyer në fushë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI