Flash

Igli Tare 'pa doreza' për çështjen Correa: "Kërkon të largohet, jemi në tratativë me Inter"

Lapsi.al 21 August 2021
Igli Tare 'pa doreza' për çështjen Correa:

Igli Tare del hapur dhe analizon situatën e Joaquin Correas: "Ai dëshiron të largohet nga Lazio dhe të luajë diku tjetër - ka pranuar drejtori sportiv bardhekaltër para debutimit të skuadrës së tij në Serie A me Empolin -. Ka një negociatë në vazhdim me Interin, do të shohim si do të evoluojë në orët e ardhshme. Tani gjithçka varet nga zikaltrit, lojtari sidoqoftë dëshiron të qëndrojë në Itali".

Tare theksoi se nuk ka tensione mes klubit dhe lojtarit dhe se palët e përfshira po punojnë për një zgjidhje që i kënaq të gjithë: "Janë menaxherët që po punojnë për të zgjidhur problemin. Ata që qëndrojnë këtu duhet të jenë të lumtur, kjo është themelore. Ne e respektojmë Correan sepse ai gjithmonë është sjellë mirë. Edhe në këtë periudhë ai ishte shembullor. Duhet të jemi të durueshëm, do të vendosim në një mënyrë ose në tjetrën".

Ajo që të çon te 'Tucu' është konfirmuar si pista më e nxehtë për Interin për momentin. Duket se është ftohur ndërkohë objektivi tjetër Marcus Thuram, i cili u dëmtua gjatë ndeshjes mes Lekerkusen dhe M'Gladbach (që përfundoi 4-0 për Bayer). Për sulmuesin francez ekziston frika e një ndrydhje që do ta mbante jashtë lojës për disa javë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI