Flash

Video/ Penalltia që dëshpëroi sulmuesin që e goditi: topi doli jashtë, Lopez mendoi se nuk shënoi

Lapsi.al 21 August 2021
Video/ Penalltia që dëshpëroi sulmuesin që e goditi: topi

U dëshpërua kur pa se topi i goditur nga pika e penalltisë përfundoi jashtë. Lopez shkoi të tërhiqej në pozicionin e tij, pa e kuptuar se në fakt kishte shënuar për skuadrën e tij. Në futboll ndodhin shpesh episode kurioze, por një penallti e tillë ku askush nuk e kuptoi se u shënua gol, nuk kishte rastisur kurrë.

Penalltia, që me shumë mundësi do të përfundojë në histori u shënua në kampionatin meksikan, në ndeshjen midis Mazatlan dhe Tigres. Në minutën e 81, Lopez goditi në të majtë të portierit, por topi u përplas në shtyllë, duke goditur kokën e portierit dhe përfundoi jashtë portë.

Edhe vetë Lopez mendoi se gaboi, por gjithçka u qartësua nga replay: topi ka hyrë në rrjetë dhe ka goditur shtyllën e pasme, por forca e goditjes krijoi iluzionin optik, që u bë menjëherë virale në rrjetet sociale.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI