Flash

Video/ U shemb në tokë pa frymë 20 minuta nga fundi: ndërhyrja e mjekëve i shpëton jetën mbrojtësit

Lapsi.al 22 August 2021
Video/ U shemb në tokë pa frymë 20 minuta nga fundi:

Ndihma e parë është shpesh përcaktuese për të shmangur tragjeditë në sport. Eriksen në Euro 2020 ishte një shembull i qartë i asaj se cfarë mund të bëjnë mjekët e urgjencës, por historia është përsëritur këtë herë në fushat e kampionatit turk, kur kongolezi Fabrice N'Sakala pësoi kolaps duke humbur ndjenjat në fushë.

Në sfidën e kampionatit mes Gaziantep e Besiktas, në minutën e 71 të pjesës së dytë, mbrojtësi u shemb përtokë, teksa mbeti pa frymë duke i traumatizuar të gjithë. Ndërhyrja e mjekëve ishte e menjëhershëm, me lojën e cila u ndërpre për disa minuta. Nsakala u dërgua menjëherë në spital me urgjencë, ndërsa në fushë u mor vendimi për të vazhduar ndeshjen, që në fund u mbyll pa gola.

Fatmirësisht gjendja e N'Sakala është stabël. Sipas asaj që raportojnë mediat turke, kongolezi është në gjendje të mirë dhe po mbahet nën vëzhgim nga mjekët.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI