Flash

Blerja e re e Juventus dëmtohet pa luajtur ende: Kaio Jorge do të mungojë gjatë

Lapsi.al 23 August 2021
Blerja e re e Juventus dëmtohet pa luajtur ende: Kaio Jorge do të

Juventusi i Massimiliano Allegrit ka nisur që tani të humbasë pjesë. Kaio Jorge është ndalur për një problem muskular gjatë stërvitjes së sotme, një ditë pas barazimit në Udine, dhe testet e para gjetën një dëmtim jo të parëndësishëm, një ndrydhje e shkallës së mesme në rektus femoris të kofshës së majtë. Pas 10 ditësh, talenti brazilian do t'i nënshtrohet testeve të reja për të vlerësuar kohët e rimëkëmbjes me një saktësi më të madhe, të cilat sidoqoftë nuk premtojnë të jenë të shkurtra.

19-vjeçari duhet të qëndrojë pushim mes katër dhe pesë javëve, duke qenë tashmë e qartë, për të gjithë ata që prisnin të shihnin aftësitë e atij që cilësohej Neymar i ri, se debutimi i tij me fanellën bardhezi është shtyrë.

KOMUNIKATA E JUVENTUS

Kaio Jorge, për shkak të një problemi muskular të raportuar në fund të stërvitjes së sotme, iu nënshtrua menjëherë testeve diagnostikuese në J|Medical, të cilat zbuluan një lesion të shkallës së mesme të rektus femoris të kofshës së majtë. Pas 10 ditësh ai do t'i nënshtrohet kontrolleve të reja për të përcaktuar saktësisht kohën e rimëkëmbjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI