Flash

Cenolli, menaxheri shqiptar i Xhakës, tregon prapaskenën: "Roma? Një farë keqardhje ka, Mourinhon e kishte fqinj"

Lapsi.al 23 August 2021
Cenolli, menaxheri shqiptar i Xhakës, tregon prapaskenën: "Roma?

"Kur është një negociatë në zhvillim duhet të qëndrosh pak në lojë sepse duhet, nuk mund t'i largohesh. Kishte një negociatë në vazhdim, Arsenali dhe Roma bisedonin pothuajse çdo ditë dhe në fund ata nuk mundën të gjenin një marrëveshje". Mario Cenolli, agjenti shqiptar i Granit Xhakës, foli për Calciomercato.it për të sqaruar mos ardhjen e lojtarit shqiptar të përfaqësueses zvicerane te Roma.

"Ai ka respekt të madh për Romën dhe Jose Mourinhon, por ne duhet të kuptojmë se ai ka ende dy vjet në kontratën e tij me Arsenalin dhe është shumë i lumtur në Londër. Gunners bënë propozimin e tyre - shtoi ai - dhe oferta i ka kënaqur të gjithë dhe ai me kënaqësi zgjodhi të qëndrojë. Ka një lloj keqardhje në fakt që nuk iu bashkua Mourinhos, pasi e ka patur edhe fqinj. Nëse do të kishte shkuar te Roma, sidoqoftë nuk do të kishte shkuar në një klub të vogël, mbase mund të shkojmë te verdhekuqtë pas katër vjetësh".

Cenolli më pas zbuloi se "kishte klube të tjera italiane të interesuara, por më pas nuk është arritur asgjë, futbolli në Itali nuk po kalon një periudhë shumë të mirë nga pikëpamja ekonomike, në fakt nuk ka pasur super operacione dhe as marrëzi".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI