Flash

I shpëtuan jetën në fushë Eriksen: Kjaer e stafi mjekësor i Danimarkës marrin çmimin e Uefa-s

Lapsi.al 24 August 2021
I shpëtuan jetën në fushë Eriksen: Kjaer e stafi

Një gjest prej kapiteni të vërtetë, ai i Simon Kjaer në stadiumin Parken në Kopenhagen, 12 qershorin e kaluar. Vendosmëria dhe efikasiteti me të cilin veproi mbrojtësi i Milanit ishin përcaktuese për një ndërhyrje të shpejtë nga stafi mjekësor për të ndihmuar Christian Eriksen, në atë Danimarkë-Finlandë në Kampionatin Evropian. E mbi këtë bazë, që UEFA ka vendosur t’i japë Çmimin e Presidentit UEFA 2021 mbrojtësit dhe të gjithë atyre që shpëtuan jetën e mesfushorit, që u godit nga një arrest kardiak gjatë ndeshjes.

Alexander Ceferin nuk i kurseu lavdërimet për ata që bënë diferencën në momentin më delikat. "Këtë vit, Çmimi i Presidentit tejkalon futbollin. Na kujton, përgjithmonë, se jeta është gjëja më e rëndësishme dhe vë gjithçka në perspektivën e duhur. Dua t'i bëj urimet më të mira Christian Eriksen dhe familjes së tij ndërsa vazhdon rikuperimin e tij".

Ndërkohë, vetë Eriksen ka dashur të falënderojë fituesit e çmimeve: "Dua të falënderoj Morten (Skjoldager), Morten (Boesen) dhe ekipin mjekësor që më ndihmuan në stadiumin Parken më 12 qershor. Ju bëtë një punë fantastike dhe më shpëtuat jetën. Një falënderim i madh, pra, për mikun dhe kapitenin tim Simon dhe shokët e mi të skuadrës në ekipin danez për mbështetjen tuaj, si më 12 qershor ashtu edhe më pas. Faleminderit të gjithë tifozëve që më kanë dërguar mesazhe mua dhe familjes sime. Kjo do të thotë shumë e na ka dhënë forcë dhe mbështetje. Faleminderit".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI