Flash

“Krenar që jam këtu, dua të shënoj menjëherë”: Shaqiri prezantohet te Lyon e harron Liverpool

Lapsi.al 24 August 2021
“Krenar që jam këtu, dua të shënoj
Në kërkim të hapësirës për të qenë protagonist, pas viteve në Liverpool, Xherdan Shaqiri rifillon gjithcka nga Lyon. Ka ardhur tashmë edhe njoftimi zyrtar, drejtpërdrejt nga klubi francez, me një njoftim për shtyp. Mesfushori sulmues shqiptar i përfaqësueses zvicerane, do të luajë tashmë në Francë, ku ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2024. Shifrat e transferimit janë zbuluar gjithashtu: Liverpooli do të përfitojë 6 milionë euro plus bonuse që mund të arrijnë deri në 5 milionë të tjera. Përmes faqes zyrtare të Olympique Lyon mbërrijnë edhe fjalët e para të vetë Shaqirit: "Jam shumë krenar dhe i lumtur që kam nënshkruar më në fund kontratën time me OL. Mezi pres të filloj të punoj me ekipin dhe të njoh klubin. Stadiumi është fantastik dhe menjëherë u përpoqa ta imagjinoja të mbushur. Mezi pres ta shoh. Jam i bindur se do të jetë diçka e pabesueshme. Shpresoj të jem në gjendje të shënoj së shpejti para tifozëve të mi të rinj"- ka thënë shqiptari që ka provuar katër nga pesë kampionatet më të rëndësishëm të Europës, duke luajtur në Bundesligë, Serie A, Premier League e tani edhe në Ligue 1.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI