Flash

Shpartallohet mesfusha e Juventus: Allegrit humb edhe Ramsey, i treti i padisponueshëm i rolit

Lapsi.al 24 August 2021
Shpartallohet mesfusha e Juventus: Allegrit humb edhe Ramsey, i treti i
Pasi humbi Kajo Jorge për një periudhë të pacaktuar, Massimiliano Allegri humbet edhe Aaron Ramsey. Mesfushori uellsian, mbi të cilin trajneri po punonte intensivisht për ta përshtatur me rolin e organizatorit, pësoi një dëmtim të shkallës së ulët të aduktorit në kofshën e djathtë. Uellsiani ndjeu dhimbje në fund të ndeshjes kundër Udineses dhe iu nënshtrua testeve diagnostikuese këtë mëngjes në J|Medical. Pas dhjetë ditësh gjendja e tij do të rivlerësohet dhe do të përcaktohen saktësisht kohët e rikuperimit. Një ndalesë, ajo e uellsianit, e cila i hap rrugën debutimit si titullar të Manuel Locatellit, i cili sipas të gjitha gjasave do të bëjë debutimin e tij nga minuta e parë kundër Empolit, përkrah Bentancur ose si qendra e një mesfushe me tre lojtarë, bashkë me uruguaianin dhe me McKennie (i cili kthehet në dispozicion pasi kaloi skualifikimin). Në fakt, Arthur do të jetë akoma jashtë për të paktën dy muaj, ndërsa Rabiot do të jetë në dispozicion vetëm pas pauzës së kombëtareve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI