Flash

"Je plakë, del mirë falë ndriçimit": gazetarja i kthehet kritikëve e tregon betejën me tumorin në fytyrë

Lapsi.al 25 August 2021
"Je plakë, del mirë falë ndriçimit": gazetarja i

Prezantuesja italiane e "90' minuto", Paola Ferrari, që është përfshirë në një debat në distancë me kolegen Leotta, ka folur për sulmet vulgare ndaj saj, duke rrëfyer edhe dicka shumë personale...

"Kritikat më mbajnë gjallë, bëhem më reaguese kur zemërohem", specifikon Paola Ferrari në një intervistë të gjatë me La Verità. Prezantuesja e emisionit sportiv, "90' minuto" ka përfituar nga rasti për të drejtuar gishtin drejt hipokrizisë së së majtës italiane: "Flitet shumë për kritikat mbi pamjen fizike të grave, por unë u shënjestrova në mënyrë vulgare dhe të fortë, madje edhe nga shumë komedianë të së majtës, mbrojtës të grave kur u përshtatet atyre. Por a e dini çfarë? Për profesionalizmin është e vështirë të më sulmosh: unë bëj gabimet e mia, por përpiqem të jem e përgatitur. E atëherë u gjet mënyra: je plakë, nëse del mirë është meritë e ndricimit".

Paola gjithashtu ka rrëfyer edhe për një sëmundje të keqe: "Kjo është dicka që i rëndon kritikat. Unë kisha një tumor malinj, në fytyrë. Destabilizues, për ata që punojnë në video. Unë u përballa me të dhe isha me fat sepse nuk isha në rrezik për jetën. Frikën e ndjeva më vonë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI