Flash

Euro 2020 nuk i vlen Mancinit, trajneri më i mirë është Tuchel: mbreti i golave është Haaland

Lapsi.al 26 August 2021
Euro 2020 nuk i vlen Mancinit, trajneri më i mirë është

Ndonjëherë nuk mjafton të fitosh një turne të madh si kampionati Europian. Jo kur rivali vjen dhe merr një skuadër në vështirësi dhe e shpall kampione europe për klube. Ky është rasti i Roberto Mancinit, që edhe pse triumfoi në mënyrë madhështore në Euro 2020 me kombëtaren italiane, u dorëzua përballë Tuchel që fitoi Champions League me Chelsea, për trofeun Trajneri Vitit. Në ceremoninë e zhvilluar sot nga UEFA, gjermani është shpallur fitues duke lënë pas krahëve Mancinin e Pep Guardiolan, që u rendit vetëm i treti me finalen e arritur në Champions me Manchester City.

RENDITJA E 10 TRAJNERËVE

Tomas Tuhel (Çelsi) – 378 pikë

Roberto Mançini (Itali) – 292 pikë

Josep Guardiola (Mançester Siti) – 198 pikë

Unai Emeri (Vijareal) – 64 pikë

Diego Simeone (Atletiko Madrid) – 29 pikë

Antonio Konte (Inter, tani trajner i lirë) – 19 pikë

Gareh Sauthgejt (Angli) – 18 pikë

Kristof Galtie (Lilë, tani te Nisë) – 16 pikë

Ole Gunar Solskjær (Mançester Junajtid) – 14 pikë

Kasper Hjulmand (Danimarkë) – 11 pikë

Cmimet e tjera të një mbrëmje gala ishin deri diku të parashikuara me Mendy që siguroi titullin e portierit më të mirë. I Chelsea është edhe mesfushori më i mirë, Kante, ashtu si edh elojtari i vitit, Jorginho, ndërsa Manchester City duhet të kënaqet më Ruben Dias, që u shpall mbrojtësi më i mirë. Mbreti i golave në Champions është zgjedhur Haaland i Borussia Dortmund.

PORTIERI MË I MIRË I CHAMPIONS 2020/21: Mendy (Chelsea)

MBROJTËSI MË I MIRË I CHAMPIONS 2020/21: Ruben Dias (Man City)

MESFUSHORI MË I MIRË I CHAMPIONS 2020/21: Kante (Chelsea)

SULMUESI MË I MIRË I CHAMPIONS 2020/21: Haaland (Dortmund)

LOJTARI MË I MIRË I CHAMPIONS 2020/21: - Jorginho

KJAER E MJEKËT E DANIMARKËS

Cmimi i presidentit i UEFA-s ka shkuar për ata që i shpëtuan jetën Christian Eriksen, gjatë ndeshjes mes Finlandës e Danimarkës në Euro 2020, pas infarktit që pësoi në fushë mesfushori i Inter.

"Simon Kjaer dhe mjekët e Danimarkës kanë treguar se jeta vlen më shumë se rezultati i fushës. Një çmim për një arritje të veçantë, që shkon përtej fushës. Është diçka e veçantë, na treguan se jeta është më e rëndësishme se gjithçka tjetër. Respekt maksimal për të gjithë ata, që e stër merituan këtë çmim, "tha Presidenti i UEFA-s, Ceferin.

"Si kapiten ndihem i detyruar ta pranoj këtë çmim - komentoi Kjaer -, por e bëj për të gjithë ekipin. Falënderoj UEFA-n".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI