Flash

Guardiola lajmëron largimin nga City: “Hapi tjetër me një Kombëtare”

Lapsi.al 26 August 2021
Guardiola lajmëron largimin nga City: “Hapi tjetër me një

Pep Guardiola nuk resht kurrë së befasuari, brenda dhe jashtë fushës. Trajneri spanjoll i Manchester City ka njoftuar çuditërisht lamtumirën e tij nga klubi anglez pas dy sezonesh, kur të arrijë fundin e kontratës: "Hapi tjetër do të jetë një ekip kombëtar - tha ai për mikrofonat e kompanisë braziliane XP Investimento - Por më parë, pas shtatë vjetësh me Manchester City, do të më duhet të pushoj pak, të qëndroj i qetë, të studioj. Pastaj do të më pëlqente të drejtoj në një Kampionat Europian, në Kupën e Amerikës ose në Kupën e Botës".

Guardiola ka njoftuar idenë e tij për të provuar një sfidë të re sapo të përfundojë kontrata me Citizens dhe hipotezat kanë shpërthyer menjëherë: a do të marrë ai pankinën e Spanjës? Pyetjes direkte për Brazilin, ish-trajneri i Barcelonës e kaloi me elozhe të mëdha për kombëtaren 5 herë kampione bote: "Ata janë një ekip fantastik. Unë kam punuar tashmë me disa lojtarë të tyre dhe kam sfiduar të tjerë. Brazili është gjithmonë një kandidat i fortë ose favorit, ka qenë gjithmonë dhe do të jetë gjithmonë ”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI