Flash

Idhulli CR7, dieta, krioterapia e dashuria: gjithçka që (ndoshta) nuk dini për Mbappé

Lapsi.al 26 August 2021
Idhulli  CR7, dieta, krioterapia e dashuria: gjithçka që (ndoshta)

Vera e Kylian Mbapé është e nxehtë. Real Madrid ka ofruar 160 milionë euro për sulmuesin francez, por PSG i refuzoi: "Nëse ai dëshiron të largohet, duhet të gjejmë një zgjidhje që na përshtatet gjithashtu". Mbetet për tu parë nëse spanjollët do të ngrenë ofertën për të siguruar kampionin e botës 22-vjeçar (i lindur në 1998). Në edicionin 2020/21 ai shënoi 42 gola në 47 ndeshje për PSG, duke marrë titullin e golashënuesit më të mirë të Ligue 1 me 27 gola. Por cilët janë sekretet e tij?

FAMILJA - Sporti është vërtet një cështje familjare (origjina e tij është nga Kameruni dhe Algjeria). Babai i Kylian, Wilfried është një drejtues në ekipin e futbollit AS Bondy dhe mamaja e tij, Fayza, ka qenë një profesioniste e hendbollit. Dhe kjo nuk është e gjitha. Edhe i vëllai i të atit, Pierre, është gjithashtu një drejtues sportiv i Sedan dhe vëllai i tij birësues është futbollisti Jirès Kembo Ekoko. Me pak fjalë, Mbappé nuk mund të ishte rritur ndryshe ...

DIETA - Kur ishte fëmijë ai kishte një ëndërr: të ishte më i miri. E kështu, Kylian filloi të ndiqte rregulla strikte që në fillim. Edhe nga pikëpamja e ushqimit. Plani i tij i ushqimit (i përbërë nga 6 vakte të përditshme) është ishte i pasur me proteina me vezë, pulë, biftekë dhe lëngje të shrydhura proteinike. Por për të plotësuar nevojat e trupit të tij për karbohidrate, ai merr edhe një sasi të madhe qull pa sheqer.

SEKRETET - Midis sekreteve të tij është edhe talasoterapi, siç e ka thënë vetë ai në të kaluarën. Pikërisht, para triumfit në Kupën e Botës në Rusi në 2018: "Rrita fuqinë falë punës individuale, pastaj bëra talasoterapi dy herë (e dobishme për të shfrytëzuar procesin osmotik të ujit të detit, që në kontakt me lëkurën favorizon eleminimin e lëngjeve që rrjedhin gjatë kullimit të veshjeve) për të arritur gjendjen optimale. "Një trajtim tjetër të cilit i nënshtrohet francezi është krioterapia, trajtimi i ftohjes, që ofron shumë përfitime për atletët.

KURIOZITETE - Ndoshta jo të gjithë e dinë që pseudonimi i tij është 'Donatello', për shkak të ngjashmërisë me një nga Breshkat e famshme Ninja. Por edhe "Mbebé" ose "Bip-Bip", për shpejtësinë mbresëlënëse. Që nga fillimi i tij, Mbappé është krahasuar me Thierry Henry në cilësi dhe karakteristika. Sidoqoftë, idhulli i fëmijërisë së francezit është vetëm një. Dhe emri i tij është ... Cristiano Ronaldo.

E DASHURIA? - Në mediat sociale, nuk ka asnjë gjurmë, kohët e fundit, për një të dashur. Mbappé është shumë i rezervuar, edhe pse bota e thashethemeve, muajt e fundit, i ka dhënë atij disa flirtime. Ashtu si ajo me gazetaren sportive italiane Marialuisa Jacobelli.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI