Flash

Lojtari i Vitit nuk është surprizë: kampioni i Europës me klube e kombëtare merr vlerësimin e UEFA-s

Lapsi.al 26 August 2021
Lojtari i Vitit nuk është surprizë: kampioni i Europës me
Në ceremoninë e mbajtur në Stamboll, me rastin e hedhjes së shortit për fazën e grupeve të Champions League, është zgjodhur edhe lojtari më i mirë për sezonin 2020/21. Në garë tre kampionë të padiskutueshëm, por rezultatet përcaktuar me forcë fituesin. Çmimi i lojtarit më të mirë të vitit është fituar nga mesfushori italian i Çelsit, Jorginho, që ka mundur kolegun e tij të Chelsea Ngolo Kante dhe atë të Manchester City Kevin De Bruyne. 29-vjeçari i Chelsea zhvilloi një sezon fantastik, duke fituar Ligën e Kampionëve, ku në finale skuadra e tij e Çelsit, mposhti pikërisht Manchester City e rivalit De Bruyne 1-0, ndërsa shokun e skuadrës Kante e mundi me triumfin në Euro 2020, ku italo-braziliani ishte ndër protagonistët absolutë, pavarësisht penalltisë së humbur në gjysëmfinalen me Spanjën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI