Flash

Rrëfimi tronditës i lojtarit të Brighton: “Pranë vdekjes pas operacionit në shpatull”

Lapsi.al 26 August 2021
Rrëfimi tronditës i lojtarit të Brighton: “Pranë

13 orë gjumë dhe ajo vijë e hollë mes jetës dhe vdekjes e parë nga shumë afër. Mesfushori i Brighton, Yves Bissouma ka rrëfyer eksperiencën e tij të tmerrshme që pati pak më shumë se dy vjet më parë, kur pas një operacioni në shpatull ai rrezikoi të mos zgjohej më...

Sipas asaj që bën të ditur The Sun, lojtari që mbërriti në Angli nga Lille në 2018, ka folur për mediat maliane në lidhje me problemet me të cilat ai ishte përballur në të kaluarën dhe që ndikuan në kthimin e tij në ekipin kombëtar: "Njerëzit flasin shumë për mua, por ata nuk dinë asgjë. Unë shkova një fije larg vdekjes në shtratin e spitalit në vitin 2018 pas një operacioni në shpatull, "tha Yves Bissouma, i cili është një lojtar fondamental i klubit anglez.

"Mbaj mend që duhej të zgjohesha dy orë pas operacionit dhe në vend të kësaj mu deshën trembëdhjetë dhe, pas atij operacioni, punova si i çmendur për t'u bërë më i fortë - vazhdoi tregimin lojtari -. Menaxheri im shpesh telefononte trajnerin e ekipit kombëtar për të biseduar për kthimin tim, por ai kurrë nuk u përgjigj. Familja ime nuk më mbështeti, por tani ata duan që unë të kthehem në ekipin kombëtar. Sidoqoftë, unë nuk mbaj inat, i fal të gjithë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI