Flash

Të gjithë të çmendur pas Messit: debutimi me PSG do të shihet falas në Spanjë falë... Piqué

Lapsi.al 26 August 2021
Të gjithë të çmendur pas Messit: debutimi me PSG do

Në Spanjë, debutimi i Lionel Messit me PSG, të dielën në 29 gusht në orën 20:45 kundër Reims, do të mund të shihet falas në platformën e transmetimit Tëitch, i famshëm mbi të gjitha për eSports. E kjo e gjitha falë ish-shoku të skuadrës së Pleshtit: Gerard Piqué, i cili përmes holding-ut të tij Kosmos ka blerë të drejtat e kampionatit francez. Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Tëitch me "caster" të Ibai Llanos, i njëjti që mori ekskluzivitetin e intervistës së parë spanjolle me Lionel Messin pas lamtumirës ndaj Barcelonës. Piqué dhe Llanos kishin bërë tashmë të njëjtin eksperiment me Copa America, por këtë herë ata e ngritën nivelin.

Kosmos është bashkuar me Enjoy Television për të marrë të drejtat televizive për të gjithë transmetimin e Ligue 1 dhe Ligue 2 në Spanjë, duke u përpjekur të shfrytëzojë "efektin Messi" në vendin që ka mbetur jetim nga argjentinasi. Në pritje të nënshkruajë një marrëveshje me një televizion ose një platformë streaming që transmeton ndeshjet, Piqué ka zgjedhur edhe një herë rrugën e inovacionit. Shifrat e të gjithë operacionit nuk janë ende të qarta, por në të kaluarën Movistar + kishte siguruar të drejtat e kampionatit francez për rreth 2.5 milion euro në vit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI