Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Kujdesi për afganët e Sorosit/ Pritja pompoze dhe strehimi në kompleksin e luksit në bregdet

Lapsi.al 27 August 2021
Kujdesi për afganët e Sorosit/ Pritja pompoze dhe strehimi në

Natën e të enjtes, duke u gdhirë e premte, Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka e kaloi zgjuar në pistën e aeroportit Nënë Tereza. Disa pika shi, që ndriçonin nën efektet e dritave, ia shtonin lodhjen e pritjes nën zagushinë e gushtit, por çfarë e bënte t'i rezistojë gjumit ishte një kërkesë speciale, të cilën kryeministri ia kishte komunikuar personalisht. Pasi e kishte thirrur për ta emëruar si koordinatore të operacionit humanitar për strehimin e afganëve, Rama ia kishte bërë të qartë se mbërritja e afganëve të parë duhej medoemos të regjistrohej në video për ta pasur në profilin e tij në Facebook, si një moment historik që nuk mund t'i mungonte ERTV.

Një natë më shumë pa gjumë, ishte hiçgjë në fakt, po të llogarisësh se emërimi si koordinatore për afganët ishte konfirmim de facto në postin e Ministres së Jashtme në qeverinë e re. Përkrah kishte edhe vështrimin depërtues të ambasadores amerikane Juri Kim që i qëndronte pranë. As ajo nuk donte të humbiste asnjë moment regjistrimi nga kamerat dhe aparatet fotografike.

Nuk u mor vesh se kush njoftoi i pari që avioni me afganë ishte pak minuta larg aterrimit, por pas orës 2 e gjysëm të natës, e gjithë turma e njerëzve të përgjumur sikur u shkund. Ushtarë, mjekë, infermierë, zëdhënësa, staf i aeroportit, shqiptarë dhe amerikanë kishin disa orë që prisnin. Zëra u dëgjuan edhe nga gazetarët që ishin lënë të prisnin jashtë pistës. Ishte thënë se ata burra, gra e fëmijë nga Afganistani ishin të Soros dhe kjo ia shtonte më shumë kërshërinë.

Kameramanët e ERTV lëvizën plot vrull. Kur avioni të afrohej, duhej që Juri Kim dhe Olta Xhaçka të bënin disa hapa sikur afroheshin edhe ato, për të dhënë idenë e takimit. Kokën lart, vështrimin e hedhur tej. Të dyja u ndalën një moment, me qëndrimin gati-tu. Këndi i filmimit, perfekt. Planet as nuk kishin nevojë për montazh.

[video width="384" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/08/Olta-Xhacka-dhe-Juri-Kim.mp4"][/video]

Nga avioni zbritën gjithsej 121 afganë. Fokusi ishte te gratë dhe fëmijët, por mes tyre pati edhe shumë burra. Pritja shtetërore qe, për të thënë pak, pompoze. Sigurisht, munguan përqafimet dhe shtrëngimet e duarve, por edhe këto për shkak të rregullave të pandemisë.

Grupi që zbriti në aeroportin Nënë Tereza ishte ndalur më parë në Tbilisi në Gjeorgji. Nga aty ishin nisur për në Tiranë. Fillimisht iu nënshtruan disa vizitave mjekësore për shkak të kushteve të pandemisë.

Askush nuk di të thotë sa do të kushtojë qëndrimi i afganëve, por trajtimi për ta është pa asnjë dyshim preferencial. Në kompleksin luksoz në Malin e Robit, ishin prenotuar vilat në bregdet. Shumica e shqiptarëve sot nuk i përballojnë dot pushimet në këtë kompleks.

121 afganët janë pjesë e rrjetit të Soros, bashkëpuntorë të organizatës "Shoqëria e Hapur". Kryeministri Rama kishte lajmëruar se i kishte thënë PO kërkesës së organizatave përtej atlantikut për të strehuar bashkëpuntorët e tyre.

Në vendin tonë nuk është hera e parë që mbërrijnë afganë, sirianë, irakenë e të tjerë refugjatë, që i largohen tmerreve të luftës, por asnjë grup tjetër nuk ka pasur këtë mikpritje luksi. Zërat kundër strehimit të tyre thuajse nuk ekzistojnë në opinionin publik, ndërsa kritikat për mënyrën se si u trajtua kjo çështje, pa transparencë dhe si një aferë sekrete, u paraprinë nga sharje dhe ofendimet e kryeministrit Rama.

Kreu i qeverisë nisi me etiketimet si "shqipo mendjefikur", apo për “mallkuesit pa din e pa iman” të Facebookut, për “llumin njerëzor me shqipe bazike dhe me 100 fjalë fjalor të shkruara për ibret” dhe si njerëz me “patriotizëm si të talebanëve”.

Pas tij, ishte Erion Veliaj që iu referua me përçmim si "ngelsa", studentëve që lëvizën nga dhomat e tyre, për t'i hapur rrugë strehimit të afganëve.

Lexo edhe: “Shqipo mendjefikur”, “mallkues pa din e pa iman”, “llum njerëzor”/ Rama kthen në sherr dhe ardhjen e afganëve

Lexo edhe: Kaos, kundërthënie dhe gënjeshtra rreth refugjatëve afganë

Lexo edhe: Falenderimet nga SHBA/ Rama bëhet më afgan se afganët në mediat e huaja

Në çdo mesazh të kryeministrit Rama mbi mikpritjen për afganët gjen të asociuar shprehjen se "shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e zotit", por pritja pompoze që po i bëhet afganëve nuk ngjante aspak me dorën e shtrirë për t'i dhënë ndihmë mikut në nevojë. Më tepër, ajo ngjan me një spektakël të detyruar përulësie dhe vetëmohimi përballë të huajit, të cilit i detyrohesh një borxh shumë të madh.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI