Flash

Biden i frikësohet një shpërthimi tjetër në aeroport: Mund të ndodhë në 24-36 orët e ardhshme

Lapsi.al 28 August 2021
Biden i frikësohet një shpërthimi tjetër në aeroport:

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, deklaroi se situata në Kabul vijon të jetë shumë e rrezikshme dhe se një tjetër sulm kamikaz, si ai që vrau më shumë se 150 civilë, mund të ndodhë brenda 36 orëve të ardhshme.

“Kërcënimi për sulme terroriste në aeroport vijon të jetë i lartë. Komandantët më kanë informuar se një sulm tjetër ka shumë mundësi që të ndodhë në 24-36 orët e ardhshme. U kam thënë që të marrin të gjitha masat e mundshme për të pasur prioritet sigurinë e trupave tanë”, deklaroi Biden.

Presidenti amerikan theksoi se sulmi me dron ndaj ISIS-K, ku sipas Pentagonit janë vrarë dy persona me peshë të këtij grupimi, nuk do të jetë i fundit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI