Flash

Debutimi i VAR në Superkupë, Jareci i del të keqes para: Nuk jemi certifikuar ende nga FIFA, na falen gabimet"

Lapsi.al 28 August 2021
Debutimi i VAR në Superkupë, Jareci i del të keqes para: Nuk jemi

“VAR ishte sfida kryesore e Federatës, projekt madhështor implementimi në Superiore, jemi akoma në fazën e trajnimit. Nuk jemi certifikuar ende nga FIFA, kemi certifikuar teknologjinë, tani mbetet certifikimi i arbitrave që do të administrojnë sistemin VAR". Kjo është ajo që Sokol Jareci, Shefi i Sektorit të Arbitrimit në FSHF, ka dashur ti vendosë theksin, duke qenë se krahas Superkupës mes Teutës e Vllaznisë që po luhet në këto moment, edhe VAR do të jetë në qendër të vëmendjes, në debutimin e tij në fushat shqiptare.

Ish-arbitri ndërkombëtar ka shpjeguar se këto janë ende testimet e para dhe se FIFA nuk kishte licencuar ende përfundimisht Shqipërinë: "Ne jemi në momentet e para. Jemi në trajnim e sipër, do na lejoni edhe gabimet se edhe arbitrat e kanë për herë të parë, janë emocionet dhe dicka e re. Kjo nuk duhet të certifikojë gabimet, por do edhe ajo kohën e duhur për t’u përmirësuar”, tha Jareci për “SuperSport”.

Natyrisht të gjithë presin që sistemi VAR të eleminojë “skandalet” e arbitrimit në titujt kryesore të gazëtave një ditë pas ndeshjes: "VAR do të marrë të gjitha kriteret që ka rregullorja e futbollit, nuk mund të vendosë disa centimetra më pak apo më shumë në pozicionin jashtë loje. Do të jetë i njëjti protokoll që përdoret në Europian dhe në kampionate të tjera. Është i njëjti protokoll që zbatohet mbi të gjitha vendimet" përfundoi Jareci.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI