Flash

Fjalët e Plorit i kanë mbetur 'plagë', Martini i gjen rastin: "Shpresoj t'i ketë pëlqyer edhe loja jonë"

Lapsi.al 28 August 2021
Fjalët e Plorit i kanë mbetur 'plagë', Martini i gjen

Teuta rrëmben një tjetër trofe, duke mposhtur direkt rivalin kryesor për titull të sezonit të kaluar Vllazninë. E ndoshta sepse është edhe vetë shkodran, apo për ambicje profesionale, tekniku i Teutës, Edi Martini, ka gjetur momentin për të ironizuar kritikat e ardhura nga zëvendëstrajneri i kuqebluve Elvis Plori, në lidhje me lojën e skuadrës së tij.

“Jemi në vazhdimësinë e lojërave të mira që kemi bërë. Kjo e tregoi se kush e meritoi kampionatin, duke qenë se kishte konkurrencë për titullin mes nesh. Shpresoj t'i ketë pëlqyer edhe loja jonë" - ka thënë tekniku për RTSH, apas ndeshjes. "Fillim i mbarë? Shpresojmë se edhe vitin tjetër e kemi nisur me trofe, fituam e dolëm kampionë. E dimë që është e vështirë, kampionati është i egër, ka ekipe të forta. Shpresojmë të bëjmë më të mirën.

Me 3-0 kundër Vllaznisë në Superkupë, Edi Martini ka festuar trofeun e katërt radhazi në një vit me klubin e Teutës: me durrsakët ai ka fituar Superkupën e edicionit të kaluar, Kupën, titullin kampion e tashmë përsëri Superkupën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI