Flash

Manchester City pëson 'driblimin' e Ronaldos pa nisur kampionati: CR7 zyrtarizohet te United

Lapsi.al 28 August 2021
Manchester City pëson 'driblimin' e Ronaldos pa nisur kampionati:
Manchester United ka zyrtarizuar tashmë se e ka mbyllur marrëveshjen që e rikthen Cristiano Ronaldon përsëri në Premier League me vetëm dy fjalë, por të qarta: "Mirë se erdhe në shtëpi". Pas 12 vitesh CR7 kthehet në klubin që e shfaqi në futbollin që ka rëndësi dhe e bëri atë të bëhet një ikonë e futbollit botëror. Negoviata e gjatë që çoi në përfundimin e marrëdhënies mes Ronaldos dhe Juventusit, pas tre vitesh intensive, nisi me ardhjen e CR7 në Continassa në ditën në të cilën të gjitha mediat i jepnin atij firmën e sigurt me Manchester City. Historia fillon të përshpejtohet pas drekës kur portugezi fluturoi me një aeroplan për në Lisbonë, Allegri deklaroi në konferencën për shtyp se ai do të largohet, Guardiola thotë se "gjithçka mund të ndodhë" dhe Solskjaer hapi dyert: "nëse ai dëshiron të kthehet ne jemi gati".
Menjëherë pas kësaj, erdhën konfirmimet nga Anglia se City po tërhiqet nga negociatat dhe se kushërinjtë e United janë gati ta marrin CR7. Shifra e propozuar për Juventusin ishte rreth 28 milionë euro, aq sa bardhezinjtë kërkonin për të sistemuar bilancin dhe kohëzgjatja e kontratës dy vjecare: "Manchester United është i kënaqur të konfirmojë se klubi ka arritur një marrëveshje me Juventusin për transferimin e Cristiano Ronaldos, në varësi të një marrëveshje për kushtet personale dhe mjekësore - thuhet në shënimin nga Djajtë e Kuq - Cristiano, pesë herë fitues i Topit të Artë, deri më tani ka fituar mbi 30 trofe të mëdhenj gjatë karrierës së tij, duke përfshirë pesë UEFA Champions League, katër Kupat e Botës për Klube FIFA, shtatë tituj ligash në Angli, Spanjë dhe Itali dhe Kampionatin Evropian me Portugalinë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI