Flash

Motra e Ronaldos injoron Juven: "Mirë se erdhe në një vend që të meriton"

Lapsi.al 28 August 2021
Motra e Ronaldos injoron Juven: "Mirë se erdhe në një vend

Cristiano Ronaldo me veshjen e një Mbreti, i kompletuar me një fron dhe një kurorë, dhe sigurisht shoqëruar me një koment aspak elegant mbi të kaluarën e afërt të CR7 (atë të veshur bardhezi): "Mirësevjen në shtëpi i dashuri im, mirë se erdhe në një vend që të meriton. Çfarë lumturie, çfarë krenarie! Faleminderit që je një njeri kaq i madh". Ky është postimi në Instagram i Katia Aveiros, motra e kampionit portugez, e cila me sa duket nuk e vlerësoi veçanërisht ambjentin e Torinos, duke u gëzuar për të ardhmen te Manchester United, të të vëllait të famshëm.

Një familje, ajo e Ronaldos, e cila shpesh përfshihet në komente pikante për çdo ngjarje që lidhet me kampionin portugez, sidomos kur shqetësohen për ndonjë padrejtësi të mundshme të kryer ndaj tij. Dicka më pak se para një jave ishte radha e Elmës, motrës së madhe, e cila në rrjetet sociale ishte zemëruar për golin e anuluar në Udine.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI