Flash

Numri 7 është i Cavanit e 9 e Martial: ja cilën fanellë mund të mbajë portugezi te United

Lapsi.al 28 August 2021
Numri 7 është i Cavanit e 9 e Martial: ja cilën fanellë mund

CR28? Transferimi i bujshëm i Cristiano Ronaldos nga Juventus te Manchester United ka hapur një skenar kurioz, përkatësisht atë të një pseudonimi të ri për kampionin portugez. Fanella me numrin 7, të cilën ai e ka veshur që në përvojën e parë me Djajtë e Kuq, në fakt është "e zënë". Pronari i 7-ës është Edinson Cavani, dhe sipas rregullores së Premier League (për të qenë të saktë Seksioni M i Players’ Identification and Strip"), duke qenë se sezoni tashmë ka filluar, nuk mund të vishet nga dy lojtarë të të njëjtit ekip, edhe pse në kohë të ndryshme. Shansi i vetëm për Ronaldon do të ishte një shitje e uruguajanit nga United, e cila nuk duket të jetë as në ide. Mund të ketë gjithashtu një përjashtim nga liga, por kurrë nuk është dhënë më parë.

Një ide mund të ishte ajo e 77, por edhe këtu hyn në lojë rregullorja e Premier League e cila ndalon numrat mbi 50, të rezervuar për lojtarët e sapoardhur (në Champions është e lejueshme). Ndër jo shumë numrat në dispozicion të Cristianos në Old Trafford është 28-a, që portugezi e kishte mbi supet e tij kur luante për Sporting Lisbona. "Kur mbërrita te United në 2004 - ka thënë Cristiano në të kaluarën - i kërkova atë fanellë. Ferguson më tha 'Jo, do të mbash 7'. U tmerrova, e dija se ishte e Beckham. Por e pranova sfidën dhe ka qenë numri im me fat që atëherë. Fitova gjithçka me 7”. Një shtatë që te United kishte qenë gjithashtu e George Best dhe Eric Cantona. Në fillim të sezonit numrin 28 e kishte Facundo Pellistri, por uruguaiani 19-vjeçar është huazuar te Alaves.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI