Flash

Pochettino bën të paditurin: "Mbappé është i grumbulluar, nuk më ka thënë se dëshiron të ikë"

Lapsi.al 28 August 2021
Pochettino bën të paditurin: "Mbappé është i

"Kylian është stërvitur shumë mirë, si zakonisht. Është i grumbulluar për nesër. Nëse më ka lajmëruar për qëllimin e tij për t'u larguar? Jo". Me këto fjalë Mauricio Pochettino, trajneri i PSG-së, ka sqaruar mbi situatën e Mbappe, që mund të transferohet te Real Madrid. "Presidenti ynë dhe drejtori sportiv tashmë e kanë sqaruar situatën", shpjegoi trajneri në një konferencë shtypi në prag të ndeshjes kundër Reims.

Për përforcimin e fundit Lionel Messi, tekniku argjentinas shtoi: "Siç e dimë, ai është një profesionist i madh, po përshtatet shumë shpejt me shokët e tij të skuadrës, me klubin, është një lojtar i madh". Për ndeshjen kundër Reims, Pochettino ka grumbulluar, përveç Mbappes dhe kampionit argjentinas, edhe Neymar: "Nuk kam vendosur plotësisht se kush do të luajë akoma, do të shohim nëse të tre mund të luajnë që nga fillimi i ndeshjes." PSG kryeson në Ligue 1, me tre fitore në tre ndeshje dhe nesër do të shkojë në kërkim të suksesit të katërt.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI