Flash

Video/ Hysaj gol, Lazio kryeson me pikë të plota: poker i Immobile, spektakël i skuadrës së Sarrit

Lapsi.al 28 August 2021
Video/ Hysaj gol, Lazio kryeson me pikë të plota: poker i Immobile,

Fiton e magjeps Lazio e Maurizio Sarri, që në Olimpico merr zvarrë 6-1 fatkeqët e Spezias e fluturon me pikë të plota në krye të Serie A. Avantazhi i miqve me Verde në minutën e 4', vetëm sa zgjoi Lazion dhe Immobile që shënoi tre gola në një pjesë loje (5', 15 ', 47') dhe pa ti grushtohet një penallti nga Zoet. Në pjesën e dytë, shfaqja e Lazios vazhdoi, me Felipe Anderson që shënoi golin e katërt pas dy minutash nga rifillimi. Amian u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa Hysaj (70’) dhe Luis Alberto (85’) mbyllën llogarinë. Mbrojtësit shqiptar Hysaj iu deshën 189 ndeshje në Serie A për të gjetur golin e tij të parë mes Empolit dhe Napolit, ndërsa me fanellën e Lazios iu deshën vetëm dy ndeshje kampionati.

Lotito e ka zgjedhur Sarrin si trajner të Lazios edhe për këtë arsye: në Olimpico, në ndeshjen e parë në shtëpi të sezonit, bardhekaltrit japin spektakël futbolli. Sidoqoftë, fillimi kundër Spezias nuk ishte ai më i miri: në minutën e 4 Verde zhbllokoi rezultatin pas një shpërqendrimi të përgjithshëm të prapavijës dhe një rivënie të shkurtër nga Reina. Immobile e të tjerët, megjithatë, nuk u shpërbënë dhe barazuan një minutë më pas me kapitenin, që shfrytëzoi një aksion të përgatitur mrekullisht nga blerja e re Pedro. Kaluan 10 minuta dhe këtë herë ishte Luis Alberto që i shërbeu Immobiles një top që vetëm duhej shtyrë në rrjetë: Ciro nuk fal dhe firmosi 2-1. Mundësia për avantazhin e dyfishtë erdhi në fund të pjesës së parë: Erlic e rrëzoi Pedron brenda zonës së penalltisë bardhezi dhe arbitri Dionisi, i ndihmuar nga VAR, tregoi pikën e bardhë. Zoet arrin të hipnotizojë Immobile që, megjithatë, gjen tregolëshin në goditjen e këndit të kryer pikërisht pas penalltisë.

Thiago Motta i bërtet skuadrës në dhomat e zhveshjes, por Lazio e hapi fraksionin e dytë njësoj si kishte mbyllur të parin: duke shënuar. Kësaj radhe me Felipe Anderson, i nisur drejtpërdrejt nga një rivënie e portierit Reina. Spezia, jo vetëm që nuk arrin të organizohet pas një starti premtues, por e gjen veten me 10 lojtarë pas kartonit të kuq për Amian. Ka lavdi, edhe për Elseid Hysajn: një tjetër asist i Luis Albertos dhe një tjetër gol nga një blerje e re. Vetëm goli i mungonte lojtarit spanjoll, dhe ai e gjeti atë në minutën e 85-të me një goditje tokazi në hyrje të zonës.

Pas suksesit të vuajtur në fushën e Torinos, Atalanta nuk është në gjendje të shkojë përtej 0-0 në shtëpi kundër Bolonjës. Lojë e ekuilibruar në pjesën e parë, me vendasit që imponuan lojën e tyre dhe emilianët që mbajnë mirë fushën, gati për të dalë në kundërsulm. Pjesa e dytë nuk është se solli dicka më shumë, madje mundësitë e mëdha për shënim u zhdukën fare. Gosens dhe Maehle u përpoqën, por kjo nuk mjaftoi e të dy skuadrat ngjiten tani në 4 pikë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI