Flash

Premier League, në konfuzion: në faqen zyrtare kanë numrin "7" si Ronaldo ashtu dhe Cavani

Lapsi.al 29 August 2021
Premier League, në konfuzion: në faqen zyrtare kanë numrin

Premier League nuk parashikon që një lojtar të ndryshojë numrin e fanellës nëse ka filluar sezoni. Mund të ndodhë vetëm nëse lojtari që e mban numrin shitet. Duke qenë se Cavani, mbajtësi aktual i legjendarit "7", nuk pritet të largohet nga United, mbetet të kuptohet arsyeja pse faqja zyrtare e ligës angleze të futbollit i ka caktuar numrin e sulmuesit uruguaian edhe të porsaardhurit Cristiano Ronaldo. Ndoshta gjithçka buron nga fakti se Djajtë e kuq nuk kanë komunikuar ende numrin e ri të portugezit dhe ishte automatike që atij t'i caktohej fanella historike, gjithnjë në pritje të njoftimeve zyrtare.

Ndërkohë, Mail on Sunday raporton shifrat e kontratës dyvjeçare mes Ronaldos dhe Unitedit. Me të kuqtë e Manchester CR7 do të fitojë më pak se te Juventus: 20 milionë paund në sezon, 23.34 milionë euro neto në sezon, ndërsa me bardhezinjtë paguhej 31 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI