Flash

Sarri, i tërheq 'veshin' edhe Hysajt: "Mos gënjehemi me dy ndeshje, keq në 15 minutat e para mbrojtja"

Lapsi.al 29 August 2021
Sarri, i tërheq 'veshin' edhe Hysajt: "Mos gënjehemi me

Maurizio Sarri, trajneri i Lazios, ka komentuar fitoren brilante kundër Spezias, duke treguar edhe strategjinë e përdorur: "Ne u përpoqëm t'i jepnim soliditet skuadrës. E pashë Spezian kundër Cagliari, mendova se cilësitë e driblimit ishin më të rëndësishme sesa fizikaliteti dhe i bëra lojtarët të luajnë me më shumë cilësi", ka thënë tekniku i bardhekaltërve -. "I kërkova ekipit të mos tërhiqej si në Empoli sepse nuk më pëlqen. Sonte ne ishim shumë më mirë, të lehtësuar nga epërsia numerike."

"Në këto përvoja të reja, rruga e rritjes nuk është pothuajse kurrë lineare, ne e dimë se ne ende duhet të punojmë shumë për t'u rritur. Kushtet për të bërë mirë janë, por ne nuk duhet të gënjejmë veten me dy ndeshje", tha përsëri Sarri.

Por edhe në triumfin me goleadë, Sarri gjen dicka që nuk i ka pëlqyer? "Nuk më pëlqyen pesëmbëdhjetë minutat e para të vijës mbrojtëse. Si në Empoli ashtu edhe sot ne pësuam një gol në rastin e parë. Nuk është se u futëm keq në lojë, dy të dhëna nuk bëjnë një provë, por ato na bëjnë të kemi njëfarë shqetësimi", përfundoi Sarri, duke i bërë një tërheqje 'veshi' edhe Hysajt, pjesë e repartit të prapavijës bardhekaltër, pavarësisht golit të shënuar nga mbrojtësi shqiptar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI