Flash

Video/ Giroud udhëheq Milanin, dorëzohet pa kushte Cagliari: Roma e Mourinhos bën poker

Lapsi.al 29 August 2021
Video/ Giroud udhëheq Milanin, dorëzohet pa kushte Cagliari: Roma e

Milani shkëlqen në ndeshjen e parë të sezonit në San Siro. Në javën e dytë të Serie A, skuadra e Piolit mposhti Cagliarin 4-1 dhe i përgjigjet Interit, Napolit, Romës dhe Lazios. Në Meazza kuqezinjve i mjafton vetëm pjesa e parë për të mbyllur çështjen. Një goditje e lirë nga Tonali (12') zhbllokoi ndeshjen, pastaj kuqqezinjtë dominuan me Leaon (17') dhe një dygolësh i Giroud (24 'dhe (p) 43') pas barazimit momental të Deiolas (15'). Poker edhe për Romën e Mourinhos, që shpartallon Salernitanën dhe mbetet me pikë të plotë.

Milan është një ortek i vërtetë përballë Cagliarit. Në San Siro përfundon 4-1 (gjithçka ndodh në pjesën e parë), me kuqezinjtë që konfirmojnë indikacionet e mira të paraqitura në debutimin kundër Sampdorias, duke i pasuruar me shumë nota të tjera pozitive. Mbi të gjitha, goli i parë i Tonalit me fanellën e Milan (goditje e lirë) dhe pastaj dygolëshi i Giroud (një gol me penallti), shpirti i të gjitha aksioneve ofensive. Goli tjetër u nënshkrua nga Leao. Për Cagliarin realizoi Deiola, i cili barazoi provizorisht 1-1. Milani mbetet i kapur pas Interit në vendin e parë të renditjes dhe sheh me optimizëm në rifillimin pas pauzës, kur në një javë ata do të gjenden përballë Lazios, Liverpoolit dhe Juves.

Roma arrin fitoren e dytë në Serie A dhe mbetet me pikë të plota: në Arechi, të besuarit e Mourinhos mposhtin Salernitanan 4-0 me katër gola në pjesën e dytë. Pas një pjese të parë me pak emocione, Pellegrini zhbllokoi sfidën në minutën e 48, pastaj Veretout dyfishoi katër minuta më vonë. Në të 69’, Abrahami mbyll historinë duke nënshkruar golin e tij të parë me fanellën e verdhekuqve dhe Pellegrini gjeti përsëri golin në minutën e 79 për të fiksuar pokerin dhe dygolëshin personal.

Fitorja e dytë radhazi për Romën. Pas Fiorentinës në javën e parë, verdhekuqtë gjithashtu mposhin edhe Salernitanën. Dhe është një fitore e qartë, e fituar në pjesën e dytë. Rezistenca e granatave zgjati vetëm 45 minuta, pastaj formacioni i Mourinhos zotëroi gjithcka.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI