Flash

Video/ Historia u shkrua në minutën e 66: Messi debuton me PSG, zëvendëson Neymar

Lapsi.al 29 August 2021
Video/ Historia u shkrua në minutën e 66: Messi debuton me PSG,

Lionel Messi ishte ai që të gjithë prisnin të shihnin me fanellën e PSG, në ndeshjen që po luhet kundër Reims. Por duhej pritur, duhej pritur deri në minutën e 66, moment që do të kalojë në histori si casti kur për herë të parë Pleshti u pa me një fanellë që nuk ishte e Barcelonës.

Me rezultatin 0-2, kur Mbappe në fushë kishte vendosur diktatin e tij, ndërsa argjentinasi shihte nga pankina, Pochettino vendosi se ishte momenti të hidhte në fushë lojtarin që kishte vetëm dy javë stërvitje me ekipin e tij të ri. Megjithatë tridhëmbëshi i ëndërrave Messi-Neymar-Mbappe nuk është parë ende, sepse argjentiasi ka zëvendësuar pikërisht mikun e tij brazilian Neymar, duke u rreshtuar përkrah Mbape e Di Marias në vijën e sulmit të skuadrës parisiene.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI