Flash

Video/ Juventusit i mungon një penallti, por Var heshti: arbitri Ghersini, mbrëmje plot gabime

Lapsi.al 29 August 2021
Video/ Juventusit i mungon një penallti, por Var heshti: arbitri Ghersini,

Juventus humbi në shtëpi përballë Empolit, por krahas mea culpa të bërë nga bardhezinjtë, gishti drejtohet edhe nga arbitri Ghersini. Gjyqtari zgjodhi të lërë të vazhdohej në shumë situata: menaxhim europian, por kjo bëri që shumë gjëra t'i shpëtonin dhe gjykimi mori vlerësimin e pamjaftueshmërisë. Episodi kryesor ishte ai i minutës së 30, kur Dybala u pengua në zonë pas një kontakti me Luperton. Mbrojtësi prek qartë këmbën e sulmuesit të Juves, që humbi ekuilibrin dhe ra.

Për Varin ku ndodhej Guida ishte një kontakt i interpretueshëm, jo një gabim i qartë dhe për këtë arsye nuk e thirri Ghersinin në video: por faulli është i dukshëm. E pyetja që po bëhet gjithnjë e më e fortë është përse thirrja për përdorimin e monitorit është gjithnjë e më e kufizuar. Ndër kartonët e verdhë, faulli më serioz ishte ai i Danilos në sparkatën në ajër ndaj Pinamontit. Në fund, Ghersinit i humbën nga sytë dy goditje këndi të qarta në favor të Juves, ashtu siç nuk kishte parë një për Empolin në pjesën e parë.

https://www.youtube.com/watch?v=NyM1qDwj-lE

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI